Rregullat e pergjithshme te sjelljes dhe disciplines

Rregullat e pergjithshme

  1. Mesimi fillon ne oren 8 dhe mbaron ne oren 14.00

  2. Pushimi prej 20 min eshte pas ores se 3-te.

  3. Pushimi prej 30 min eshte pas ores se 5-te.

  4. Te tregohet respekt ndaj te gjitheve, mesuesve, nxenesve e prinderve.

  5. Prinderit duhet te tregojne interes aktiv ne perparimin e femijeve te tyre.

 

Te drejtat e Nxenesve

Nxenesit kane te drejte te:

  1. Te kene nje mjedis te shendetshem ne klase, shkolle, dhe mesim profesional dhe te disiplinuar.

  2. Te shprehin mendimin e tyre lirshem me goje ose me shkrim, per çdo problem personal ashtu dhe te klases.

  3. Te jene te mbrojtur nga çdo lloj demtimi, fizik dhe psikologjik, dhe te respektohen. Ndershkimi trupor dhe fyerja publike ndalohen rreptesisht.

  4. Kane te drejte te njohin Konventen e Femijve, dhe te bejne qe te tjeret ta respektojne ate.

  5. Te marrin pjese ne takimet e shkolles dhe te klases.

  6. Te marrin pjese ne aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive te organizuara dhe te aprovuara nga shkolla.

  7. Te zgjidhen prefekte te klases ne baze te sistemit te shkolles.

  8. Te marrin vertetim ose liste notash ne fund te vitit shkollor, ose kur transferohen ne shkolle tjeter gjithmone duke respektuar rregullat e shkolles.

  9. Te kerkojne leje nga Drejtori ose Zvendesi i tij per raste te veçanta gjithmone duke paraqitur aprovimin e prinderve dhe nqse aryeja eshte e vlefshme.

  10. Te marre vleresim nga mesuesit ne menyre qe te mesojne nga komentet e bera.

 

Detyrat e Nxenesve

Nxenesit duhet:

  1. Te njohin dhe t’ju binden gjithe rregullave dhe politikave te shkolles.

  2. Te paraqiten ne shkolle jo me shume se 5 min perpara se te behet rrjeshtimi i mengjesit.

  3. Te vine ne shkolle me veshje te pershtatshme, te paster, dhe te pajisur me cdo gje qe kerkon shkolla sipas orarit te caktuar te mesimit.

  4. Te respektojne mesuesit, shoket dhe shoqet e klases dhe te shkolles.

  5. Te jene serioze dhe te disiplinuar gjate oreve te mesimit, dhe ne asnje menyre te mos shqetesojne te tjeret.

  6. T’ju pergjigjen ne kohe gjithe detyrave qe jane ngarkuar nga mesuesi.

  7. Te veshin uniformen ne oren e fiskultures, dhe per pune praktike.

  8. Te paraqitin justifikim te firmosur nga prinderi ne rastet e mosparaqitjes ne shkolle qofte dhe per 1 dite ose dhe per 1 pjese te dites.

  9. Te sjellin nje justifikim te firmosur nga prinderi ne rastet te vecanta kur duhet te mungoje ne shkolle. Ky justifikim te mos pranohet.

  10. Te qendrojne gjate pushimeve ne oborrin e shkolles nese moti e lejon.

  11. Te kujdesen per pronen e shkolles, pajisjet dhe librat.

  12. Të kryeje nje pagese vjetore (50.000 lek te reja per vit shkollor), pagese e cila do te kryhet tre herë gjate vitit shkollor.

 

Ndalohet rreptesisht qe nxenesit:

  1. Te pertypin mastike gjate oreve te mesimit.

  2. Te ofendojne mesuesit, shoket dhe shoqet e klases apo personelin tjeter ne çfaredo lloj menyre.

  3. Te hyjne ne klase pasi mesimi ka filluar.

  4. Te pijne duhan, te perdorin dhe te sjellin pije alkolike, droge dhe çdo gje te rezikshme per shendetin e te tjereve.

  5. Te kopjojne gjate testimeve, provimeve dhe puneve me shkrim.

  6. Te luajne kumar dhe lojra te ketij lloji.

  7. Te bertasin ne shkolle.

  8. Te demtojne pronen dhe pajisjet e shkolles. Per demtime te tilla mund te kerkohet demshperblim.

  9. Te mungojne pa ndonje arsyeje ose leje. Nqse mungon per 30 dite pa justifikim nxenesi paralajmerohet, nqse mungon per 45 dite atehere nxenesi perjashtohet.

  10. Te beje makiazh.

  11. Te zhgaravite mbi libra, tavoline ose mure.

  12. Te sjellin lojra muzikore elektronike ne shkolle.

  13. Te mbajne ndezur celularet gjate oreve te mesimit.

 

Masat per nxenesit qe thyejne rregullat disiplinore:

  1. Paralajmerohet nga mesuesi kujdestar apo nga N/ drejtori.

  2. Vihen ne djeni prinderit nga drejtori.

  3. Paralajmerim me shkrim dhe largim nga shkolla per disa dite.

  4. Nese ka marre 3 here paralajmerim me shkrim atehere perjashtohet.